Sport

DENIMI! 4000 euro dhe 12 muaj sanksione, për fyerjet raciste ndaj Vinicius...

Komisioni i përhershëm shtetëror kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport ka vendosur, madje ka ashpërsuar masat ndaj tifozit që ka shprehur fyerje raciste

28 Shkurt 2023, 17:57 Nga DOSJA
DENIMI! 4000 euro dhe 12 muaj sanksione, për fyerjet raciste ndaj

SPANJE - Pas disa javësh hetime, tashmë dihet sanksioni i vendosur nga Komisioni i përhershëm shtetëror kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport ndaj tifozit që shprehu fyerje raciste ndaj Vini Jr. në ndeshjen e La Ligas mes Mallorca dhe Real Madrid.

Komisioni, i mbledhur sot në Këshillin e Lartë të Sportit, ka nxjerrë këtë deklaratë: “Gjobë prej 4000 euro dhe ndalim i hyrjes në ambiente sportive për një periudhë 12 mujore, ndaj një individi që u identifikua si autori i fyerjeve raciste të bëra ndaj lojtarit të Real Madrid, Vinícius Junior në ndeshjen RCD Mallorca-Real Madrid CF, zhvilluar më 5 shkurt”.

Ky sanksion tejkalon propozimin e Forcës Kombëtare të Policisë, e cila kreu hetimin dhe propozoi një sanksion prej 3000 euro gjobë dhe ndalim minimal për të hyrë në një ambient sportiv prej gjashtë muajsh.

Për më tepër, Komisioni në fjalë e ka shpallur ndeshjen e La Ligës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, që do të mbahet më 19 mars, si të një “rreziku të lartë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll