Sport

VIDEO/ Mbappé 'trondit' Italinë: “Nëse do të vija në Serie A, do të shkoja te Milani”...

Sulmuesi i Paris Saint-Germain buzëqesh gjatë ndarjes së çmimeve më të mira të FIFA Football Awards 2022: shaka apo...?

28 Shkurt 2023, 16:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Mbappé 'trondit' Italinë: “Nëse do

FRANCE - Kylian Mbappé i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë në rrjetet sociale. Po bën xhiron e internetit video e regjistruar gjatë mbrëmjes së mbrëmshme të Fifa The Best Award, në të cilën lojtari francez i Paris Saint-Germain iu përgjigj një tifozi, që e kishte pyetur për një transferim të mundshëm në Itali: “Nëse do të vija në Itali, do të shkoja te Milani”. 

Deklaratë e bërë me buzëqeshje, por që padyshim ndez ëndrrat e tifozëve kuqezi, edhe nëse një transferim në Serinë A i yllit francez do të kishte kosto të pabesueshme për çdo skuadër, duke pasur parasysh pagën bruto prej 72 milionë eurosh në vit, përveç vlerësimit të PSG-së jo më pak se 200 milionë. Gjithsesi, duhet thenë, se në fëmijërinë e tij, Kylian Mbappe përherë luante duke mbajtur veshur fanelën e Milanit me merin e brazilianit Robinho në shpinë.

VIDEO/ Mbappé 'trondit' Italinë: “Nëse do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll