Sport

LAJMI I FUNDIT! Derbi i kryeqytetit do të luhet në “Air Albania”…

Drejtuesit e klubit të Partizanit kanë vendosur të luajnë në impiantin modern të kryeqytetit ndaj bardhebluve të Tiranës

28 Shkurt 2023, 12:39 Nga DOSJA
LAJMI I FUNDIT! Derbi i kryeqytetit do të luhet në “Air

TIRANE - Nuk është pritur gjatë për të vendosur. Drejtuesit e klubit të Partizanit, si organizatorë të sfidës, kanë vendosur që ndeshja Partizani-Tirana, e ashtuquajtura derbi i kryeqytetit, në kuadër të javës së 24-t të Abissnet Superiores, do të zhvillohet më 6 mars, në orën 19:00 në stadiumin modern “Air Albania”.

Drejtuesit e klubit të kuq të kryeqytetit, kanë hequr dorë nga zhvillimi i kësaj ndeshjeje të shumëpritur në ‘Shtëpinë e re të Demave’, për t’iu krijuar kushte sa më të mira jo vetëm futbollistëve, por edhe tifozëve kryeqytetas të dyja krahëve, të cilët mezi e presin këtë përballje midis tyre, ku rezultati sportiv prevalon mbi emocionet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll