Bota

TABELA/ Në prag të zgjedhjeve, rezultatet e SONDAZHIT për qeverisjen e Erdogan, si ndikoi menaxhimi i situatës së tërmetit?

Në hulumtimin e kryer në 26 provinca në periudhën 18-24 janar, 2000 persona u intervistuan me metodën e anketimit ballë për ballë.

28 Shkurt 2023, 10:38 Nga a.l
TABELA/ Në prag të zgjedhjeve, rezultatet e SONDAZHIT për
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Në prag të zgjedhjeve të vitit 2023 në Turqi që do të mbahen më datë 14 maj, datë e cila u përcaktua nga presidenti Erdogan dhe u pranua nga opozita, kompania 'ALF Research' shpalli rezultatet e sondazhit të fundit zgjedhor që zhvilloi në 26 provinca. 'ALF Research' ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit zgjedhor. 

Sipas rezultateve të sondazhit, ndërsa përqindja e votave të Aleancës Popullore mbeti në 37.1 për qind; Aleanca e Kombit, e quajtur gjithashtu Tabela e Gjashtës, një plejadë e gjashtë partive opozitare, ish-partia e të drejtave kurde HDP dhe partitë e krahut të majtë, iu afruan 50 përqind, shkruajnë mediat e huaja. 

'ALF Research' gjithashtu ndau rezultatet e Anketës së Tendencave Politike të janarit 2023. Në hulumtimin e kryer në 26 provinca në periudhën 18-24 janar, 2000 persona u intervistuan me metodën e anketimit ballë për ballë.

Nëse do të kishte zgjedhje parlamentare këtë të dielë, për cilën parti do të votonit?” Diferenca mes AK Partisë dhe CHP-së ishte 4.9 pikë.

Normat e votave të partive janë si më poshtë:

Tabela në turqisht

TABELA/ Në prag të zgjedhjeve, rezultatet e SONDAZHIT për
Tabela

termet ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll