Politike

Rama: Mos kërkoni dorë të fshehtë në "Open Balkan", asnjë marrëveshje nuk del nga korniza e Procesit të Berlinit

Rama tha se Ballkani i Hapur ka vënë në jetë disa marrëveshje që deri më sot nuk ishte bërë asgjë. 

27 Shkurt 2023, 14:29 Nga f.g
Rama: Mos kërkoni dorë të fshehtë në "Open
Edi Rama, kryeminister

PODGORICE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi gazetarëve të pranishëm në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç të mos kërkojnë "dorë të fshehtë" në nismën e Ballkanit të Hapur. Rama tha se nisma nuk ka dalë përtej kornizës së Procesit të Berlinit, por sipas tij "shkurton" burokracitë e pritjes së mbërritjes së kancelarit. Rama tha se Ballkani i Hapur ka vënë në jetë disa marrëveshje që deri më sot nuk ishte bërë asgjë. 

Edi Rama: Unë nuk thashë në Podgoricë se nuk është caktuar qyteti, por shpresoj diku pranë detit. Ndërkohë që poashtu thashë se kryeministri ka shprehur dëshirën për ta bërë këtë dhe u mundova të them dy herë mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur. Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë as rusë e as marsianë, e as gjermanë. Kjo është nismë e jona për të jetëzuar dhe zbatuar parimet dhe objektivat e Procesit të Berlinit. Kur ishim në Berlin, që ne e vlerësojmë shumë këtë proces, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut rifirmosën marrëveshje që ne i kishim firmosur më herët. Nuk di asnjë marrëveshje të Ballkanit të Hapur që nuk është në kornizën e Procesit të Berlinit. është thjesht kalimi nga ardhja e kancelarit dhe bërja e diskutimit se ku jemi e ku do shkojmë, deri te hera tjetër për të jetësuar gjërat që vendosim. Pse deri kur nisi Ballkani i Hapur, nuk ishte realizuar asnjë marrëveshje?! Zero. Se për këtë është Ballkani i Hapur. Kush do të shohë, rusë, kinezë dhe marsianë është i lirë ti shikojë, nuk ka asnjë problem. Ndërkohë që BH është një rrugë më e lehtë për ata që thonë pa kushte, pa diskutime, eja firmos se ndryshe je jashtë. Pse duhet lënë vetja deri në këtë pikë?/Dosja.al

edi rama dritan abazoviç mbledhja e dy qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll