Politike

Dhunimi i Petraq Milos, Rama: Abazoviç ndoshta do të donte që t'i pushkatonte policët, por dënimi me vdekje është hequr! Dritani mori çdo masë me klas

Ai shtoi se ekzagjerimet për rastin në fjalë janë bërë nga ata njerëz që u ka mbetur pishman që s'janë bërë dëshmorë dhe që ndezin 'zjarrin e nacionalizmit', referuar Opozitës në Shqipëri.

27 Shkurt 2023, 14:25 Nga F.M
Dhunimi i Petraq Milos, Rama: Abazoviç ndoshta do të donte që
Edi Rama

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqetësuar aspak dhe nuk janë të tensionuar për dhunimin e Petraq Milos, kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama tha se masat janë marrë me 'klas' dhe 'xhentilesë' nga ana e homologut të tij. Ai shtoi se ekzagjerimet për rastin në fjalë janë bërë nga ata njerëz që u ka mbetur pishman që s'janë bërë dëshmorë dhe që ndezin 'zjarrin e nacionalizmit', referuar Opozitës në Shqipëri. Me tone humori, Rama tha se vetë Abazoviç ndoshta do të donte t'i pushkatonte ata policë që dhunuan Milon, por që dënimi me vdekje është hequr. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë s'dua të bëj polemikë, por nga e nxirrni ju nga Tirana që të gjithë shtetasit shqiptarë në Malin e Zi janë të shqetësuar dhe që Shqipëria ka një shqetësim të thellë. Dua ta përsëris, unë nuk mendoj kështu. Arsyeja kryesore sepse të gjithë duhet të ndjehen të qetë në këtë marrëdhënie është se gjithçka mes nesh është 100% poziitve, nuk ekziston asgjë që ushqen këtë lloj sjelljeje. Sigurisht që ato bëjnë lajm patjetër dhe shumë mirë që bëjnë lajm sepse duhen marrë masa. Këto janë raste tipike që kinse patriotët dhe ata që jetojnë me pishmanin që nuk u është dhënë shansi të bëhen heronj, janë gati të ndezin zjarrin. Unë nuk jam shprehur sepse është një rast sporadik. Më ka mjaftuar fakti që që në rastin e parë që e kam marrë në telefon, i kishte bërë të gjitha gjërat që duheshin, kërkimi i ndjesës për profesorin dhe marrjen e masave. E gjitha kjo është bërë me klas, me xhentilesë dhe korrektësi. Pyetja pa dashje është kur do pushkatohen ata që e bënë këtë punë. Nën dijeninë time e kanë heqr dënimin me vdekje Mali i Zi sepse është në Këshillin e Evropës. Unë e di që Abazoviç do të donte edhe t'i pushkatonte, por nuk e bën dot.

Profesori Petraq Milo u dhunua më 15 janar. Pas videos së publikuar ku shihej dhuna e efektivëve të Malit të Zi kundrejt Milos, është bërë me dije se Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët u morën në pyetje, kërkuan falje dhe më pas u liruan.

edi rama dritan abazovic mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll