Komisioni i Integrimit, Kryemadhi: Reforma elektorale ka shkatërruar përfaqësinë e votës qytetare
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori pjesë në Komisionin e Integrimit. Ajo u shpreh ...
Rama e Abazoviç thanë njëzëri se dialogu është rruga e vetma që mund të sjellë paqe në Ballkan.
PODGORICË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi mendojnë se Kosova e Serbia duhet t'i thonë 'po' planit franko-gjerman në Bruksel. Në një konferencë të përbashkët në Podgoricë, Rama e Abazoviç thanë njëzëri se dialogu është rruga e vetma që mund të sjellë paqe në Ballkan. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç nuk duhet të kishin pritur që ndërkombëtarët t'i kpanin 'për veshi'.
Pjesë nga konferenca:
Dritan Abazoviç: Faleminderit, sot kemi dy takime të rëndësishme. Ky mesazh që nisëm sot nga Pogdorica është i vlefshëm dhe për të gjitha shtetet. Plani franko-gjerman është një plan i mirë sepse duhet të kemi normalizim. Normalisht nuk është për shtetin tonë dhe ne nuk kemi të drejtë të themi se çfarë duhet pranuar apo jo, por kështu mendoj. Në fund menoj se çdokush duhet të jemi të dobishëm nëse bëjmë diçka që kërkojnë ndërkombëtarët. Do të humbin të gjithë vazhdon me status quo-në që ekziston deri më tani. Ne mbështesim dialogun dhe marrëveshjen, ardhmërinë dhe gjithçka që është pro evropës. Ne nuk mbështesim politikën e dëmeve, nuk e mbështesim këtë gjë. Jam i sigurtë që edhe liderët e tjerë qe kuptojnë këtë gjë, sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë. Ne mbështesim dialogun e bashkëpunimin.
Edi Rama: Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA-të. Në këndvështrimin tim as Mali i Zi nuk është. Kjo gjë u takon palëve në dialog. Jnaë ata që vendosin, janë ata që paguajnë kostot e vendimmarrjeve të gabuara. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, vota dhe luftëra të brendshme. Nuk ka lidhje me të ardhmen. Unë dua shumë të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendjen, i angazhuar që të lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim. Mos prisni që ndërkombëtarët t'ju kapin për veshi.
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori pjesë në Komisionin e Integrimit. Ajo u shpreh ...
PODGORICË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Malit të Zi që të punojë më tepër për tërheqjen e fi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se dhunimi i Petraq Milos nga efektivët e kufirit në Malin e Zi është trajtuar m...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike deklaron se premtimi i kryeministri Edi Rama për diasporën është gënjeshtër. N&...
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti i urës mbi lumin Buna do të paguhet m...
Edi Rama MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi. Gjatë...
Edi Rama PODGORICË- Konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç nisi me probleme. Fjala e kryemini...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se marrëdhëniet tona me malin e Zi janë më shumë se fqinj&e...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të dy qeverive...
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç PODGORICË- Mbledhja ndërqeveritare mes Shqipërisë e Malit të Zi ka përfunduar. Një n...