Politike

Projektin për Urën e Bunës, Rama nga Mali i Zi: Nesër publikohet skica, garë ndërkombëtare e të dy vendeve

Rama tha se ura është një sfidë për turizmin e zonës, ndërsa shtoi se me lidhjen finale të "Korridorit blu", një tjetër vizion do ti hapet kësaj zone.

27 Shkurt 2023, 13:14 Nga f.g
Projektin për Urën e Bunës, Rama nga Mali i Zi: Nesër
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama konfirmoi se projekti për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën do të publikohet nesër. Rama tha se projekti është ambicioz dhe do të paguhet nga të dy qeverit. Rama tha se ura është një sfidë për turizmin e zonës, ndërsa shtoi se me lidhjen finale të "Korridorit blu", një tjetër vizion do ti hapet kësaj zone.

Edi Rama: Kush e pyet shqip i përgjigjet shqip, kush e pyet malazezisht i përgjigjet malazezisht, por Dritani është fenomen i rrallë. Por me aq sa e njoh unë, nuk i ngatërron gjuhët si këmbët kur ecën. Unë po ju përgjigjem shqip, në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni. Faleminderit njëherë, pyetja më bëri të ndihem si në shtëpi, edhe në Shqipëri gazetarët pyesin direkt sa kushton. Ky projekt do të paguhet nga të dyja qeveritë, është një projekt me vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë dy anë të një kufiri që është 300 metra, ndërsa në realitetin e hidhur të fqinjësisë sonë, ka edhe të papritura, siç e tregoi rasti i profesor Milos. Përsa i përket zbatimit, projekti është ndërtuar për herë të parë, dy qeveritë do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët kështu që të dyja ekipet juridike, të dy ekipet do të angazhohen për të nënshkruar procedurën, për komisionin e përbashkët të kësaj gare. Do të përcaktohet fituesi dhe do të ndërtohet ura. Projektin do e prezantojmë nesër sepse e kemi gati dhe do e shihni se është një projekt ambicioz. Ka sfidën e vetë për zonën. Shtoj edhe diçka për territorin. Për ne është shumë e vlefshme kjo urë, sepse edhe me ndërtimin e rrugës nga Shëngjini në Velipojë dhe me këtë lidhje, rritet lëvizshmëria dhe fitojmë shumë në industrinë tonë. Por kjo urë nuk zëvendëson urën tjetër kur të bëhet lidhja e plotë e korridorit blu. Koha do ta provojë që ky është një projekt i domosdoshëm për ta vizionuar të gjithë zonën kufitare. Kjo është zonë fantastike, e bukur dhe delikate. /Dosja.al

edi rama ura e bunes mbledhja e dy qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll