Politike

Rama komenton dhunimin e Petraq Milos nga efektivët e Malit të Zi: Abazoviç kërkoi ndjesë, mund t'i kishte ndodhur dhe atij, por s'e ngatërrojnë nga krifsha

Rama tha se duhet bërë dhe hapja e kalimit përmes ujit mes dy vendeve, që të mos ketë incidente të tilla dhe që njerëzit të mos futen me njohje në mënyrë që të mos ndalohen nga policia.

27 Shkurt 2023, 14:06 Nga F.M
Rama komenton dhunimin e Petraq Milos nga efektivët e Malit të Zi:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se dhunimi i Petraq Milos nga efektivët e kufirit në Malin e Zi është trajtuar me mjaft xhentilesë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Në një konferencë të përbashkë me homologun e tij në Malin e Zi, Rama tha se kjo gjë mund t'i kishte ndodhur edhe vetë Abazoviçit me policët shqiptarë, por ai nuk ngatërrohet lehtë nga krifsha, referuar flokët të kryeministrit malazez. Rama tha se duhet bërë dhe hapja e kalimit përmes ujit mes dy vendeve, që të mos ketë incidente të tilla dhe që njerëzit të mos futen me njohje në mënyrë që të mos ndalohen nga policia. 

"Një nga rrëfimet e gjyshes time ishte që në Mal të Zi shkohej me lundrim. Sot nuk e kemi këtë gjë akoma dhe kemi vendosur që të hapim rrugën përmes një jahti të kryeministrit të Malit të Zi. Kjo sepse kushdo që të kalojë duhet të shkojë të marrë një leje dhe të presë 24 orë. Kur të futet në Shqipëri duhet të hyjë fshehurazi, me mbështetje deputetësh që të mos e kapë policia. Dua ta falenderoj për faktin që që në sekondin e parë të daljes së asaj videos i ka kërkuar ndjesë profesorit. Janë marrë të gjitha masat. E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Jnaë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal,"- tha Rama. 

edi rama dritan abazovic mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll