Politike

'Ishte viktimë'/ Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç: I kam kërkuar falje profesorit, ai ka dashur të vejë rregull

Abazoviç i bëri ftesë publike Milos që ta vizitojë sërish Malin e Zi.

27 Shkurt 2023, 14:27 Nga A.B
'Ishte viktimë'/ Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç: I kam
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kreu i qeverisë malazeze, Dritan Abazoviç ka komentuar dhunën ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo nga policët malazezë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se i ka kërkuar falje profesorit pasi beson se ai nuk ka shkaktuar asnjë problem në kufi. Madje, Abazoviç i bëri ftesë publike Milos që ta vizitojë sërish Malin e Zi.

'Mua më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit, janë ndaluar aurorët, më vjen keq që ka ndodhur, kush vjen në Mal të Zi mirësëvjen. Ka të bëjë me një moment që ka qënë katastrofal, e ftoj që të vijë, i kam kërkuar falje, cdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa probleme. Ato njerëz do dënohen, ligji do zbatohet, na vjen keq, ishte keqinterpretim, mendoj se ai nuk e ka prishur radhën, mendoj se ka dashur të vejë rregull, në atë situatë të komplikume, ka qënë viktimë, e përsëris dhe një mesazh, gjithmonë nga ana e Malit të Zi, cdo kush është i mirëseardhur.'- tha Abazoviç.

mbledhja e qeverive ne podgorice petraq milo

Sondazh

Poll