Politike

Ndërtimi i urës mbi Bunë, Rama: Me fonde të përbashkëta, i keni pagat më të larta ju Dritan, nuk shkon ta paguajmë ne

Rama tha se Mali i Zi i ka pagat më të larta, kështu që mund të presë ta paguajë Shqipërisë. 

27 Shkurt 2023, 14:03 Nga F.M
Ndërtimi i urës mbi Bunë, Rama: Me fonde të
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti i urës mbi lumin Buna do të paguhet me fonde të përbashkëta. Në një konferencë të përbashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Rama tha se Mali i Zi i ka pagat më të larta, kështu që mund të presë ta paguajë Shqipërisë. 

"Më vjen mirë që sot kemi firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Urës mbi Bunë, që e kthen distancën mes vendeve në 300 metra, nga dhjetëra kilometra që ishte një absurdutet. Kjo nuk është një marrëveshje e thjesht, është një marrëveshje jetësore, e një projekti të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, projektin e realizimit e kemi bërë me fondet tona, ndërsa me fondet e përbashkëta do bëjmë urën sepse siç i thashë dhe Dritanit, ju këtu i keni rrogat më të larta se ne dhe nuk shkon që t'ua paguajmë urën,"- tha Rama. 

edi rama dritan abazovic mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll