Politike

Rama: Në qershor mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi, të gjithë liderët janë të ftuar. Procesi i Berlinit e ka radhën në vjeshtë

Gjatë një deklaratë për mediat, Rama ka theksuar se në takimin e Ballkanit të Hapur do të jenë të ftuar të gjithë liderët që të marrin pjesë.

27 Shkurt 2023, 14:01 Nga I.A
Rama: Në qershor mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi. Gjatë një deklaratë për mediat, Rama ka theksuar se në takimin e Ballkanit të Hapur do të jenë të ftuar të gjithë liderët që të marrin pjesë. Ndërkohë që takimi për Procesin e Berlinit do të bëhet në vjeshtë.

"Unë dëshiroj ta falenderoj kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces ashtu sikundër dëshiroj ta falenderoj që shprehu dëshirën për të organizuar një Samit të Ballkanit të Hapur në qeshur, këtu në Malin e Zi, ndërsa Procesi i Berlinit do të ketë Samitin e tij në vjeshtë. Unë kmëbëngul që Ballkani i Hapur është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga Procesi i Berlinit. Të gjithë do të ftohen që të jenë pjesë. Janë dy nisma komplementare, të cilat kanë nevojë për njëra-tjetrën. Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit me një proces që është i Ballkanit. Duhet të vëmë planet e përbashkëta në punë. Kur vjen puna tek jetësimi, ky është problemi ynë kryesor. Më vjen mirë që sot kemi firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Urës mbi Bunë, që e kthen distancën mes vendeve në 300 metra, nga dhjetëra kilometra që ishte një absurdutet," tha Rama.

edi rama mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll