Sport

Pas plumbave, një tjetër kërcënim mafioz për drejtuesit e Sampdorias...

Forcat e policisë morën në dorë menjëherë rastin, por tensioni i krijuar në ambientin e Sampdorias ka arritur në nivele kritike. Rreziku i fortë i falimentimit të klubit dhe skuadra që lufton për të mos rënë nga kategoria e bën shumë të vështirë situatën.

25 Shkurt 2023, 21:11 Nga DOSJA
Pas plumbave, një tjetër kërcënim mafioz për drejtuesit

ITALI - Pas plumbave pak javë më parë, tashmë një tjetër kërcënim në dyert e klubit të Sampdorias. Një mëngjes tronditës për drejtuesit e këtij klubi që prej kohësh nuk po arrijnë të gjejnë as paqen dhe as qetësinë me tifozët e tyre.

Një kuti kartoni drejtuar Massimo Ferrero dhe avokatit Antonio Romei (anëtar i bordit drejtues dorian) është lënë mëngjesin e sotëm përpara hyrjes së selisë së klubit. Brenda ishte një kokë derri. Pakoja shoqërohej me një mesazh shqetësues: “Massimo Ferrero dhe Antonio Romei, kokat e radhës do të jenë tuajat”.

Forcat e policisë morën në dorë menjëherë rastin, por tensioni i krijuar në ambientin e Sampdorias ka arritur në nivele kritike. Rreziku i fortë i falimentimit të klubit dhe skuadra që lufton për të mos rënë nga kategoria e bën shumë të vështirë situatën.

Fatkeqësisht, ky nuk është mesazhi i parë kërcënues që i dërgohet ish-presidentit Ferrero. Në janar, një zarf me një plumb bosh u dorëzua në zyrat e klubit. Dërguesi nuk është zbuluar ende, edhe pse një letër e dytë e faljes mbërriti ditë më vonë (por me shkrim të ndryshëm).

Policia, tani, do të kontrollojë kamerat e shumta të vëzhgimit në zonë për të rënë në gjurmë të autorit të aktit të sotëm kërcënues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll