Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Madridit, 18-vjeçari Rodriguez shpëton Ancelotin nga humbja!

Gjithësesi edhe me këtë pikë të marrë duket se situata në garën për kreun mund të përkeqësohet pasi ditën e dielë do të luaj përballë Almeiras dhe mund të çojë në 10 pikë diferencën.

25 Shkurt 2023, 20:40 Nga DOSJA

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Madridit, 18-vjeçari Rodriguez

SPANJE - Nuk ka fitues në derbin e Madridit mes Realit të Madridit dhe Atletikos, ndeshje e cila u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.

Pjesa e parë në këtë ndeshje të shumëpritur të kampionatit spanjoll u mbyll me shifrat e baradha 0-0, ku skuadrat u dukën më tepër se po studionin njëra tjetrën.

Ndërkohë në pjesën e dytë ekipi i Simeones mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Korreas i cili jashtë aksionit goditi me brryl Rudiger dhe gjyqtari nuk hezitoi të nxjerrë kartonin e kuq.

Pavarësisht inferioritetit numerik është pikërisht Altetiko që kalon në avantazh. Jose Maria Jimenez shndërron në gol një krosim të Grizman duke shokuar vendasit.


Gjithësesi skuadra e Ancelotit nuk hoqi dorë nga kërkimi i golit për të mos dalë të paktën me humbje nga ky derbi.

Nga një goditje këndi në minutën e 85-të është 18 vjeçari Rodriguez ai i cili shënon për Realin duke rikthyer barazpeshën dhe për t'i shpëtuar lëkurën ekipit të tij nga një humbje.


Gjithësesi edhe me këtë pikë të marrë duket se situata në garën për kreun mund të përkeqësohet pasi ditën e dielë do të luaj përballë Almeiras dhe mund të çojë në 10 pikë diferencën.

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Madridit, 18-vjeçari Rodriguez

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll