Sport

VIDEO/ Të dhemb ta shikosh! Shpenzoi 400.000 $ për të shkatërruar një Ferrari…

Youtuberi 'WhistlinDiesel' vendosi të investojë 400 mijë dollarë për të blerë një Ferrari F8 Tributo, me të vetmin qëllim që ta shkatërrojë atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

25 Shkurt 2023, 13:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Të dhemb ta shikosh! Shpenzoi 400.000 $ për të

SHBA - Me gati pesë milionë ndjekës, youtuberi 'WhistlinDiesel', njihet për videot e tij radikale dhe ekstreme, por e fundit është në gjendje të kapërcejë të gjitha kufijtë. 

Pa shumë dashuri për para, ose ndoshta sepse ka shumë,... youtuberi vendosi të investojë më shumë se 400 mijë dollarë për të blerë një Ferrari F8 Tributo, me të vetmin qëllim që ta shkatërrojë atë, në mënyrën më të keqe të mundshme. 

Madje në titullin e videos, ‘WhistlinDiesel’ thotë se 400 mijë dollarët i ka investuar për të blerë një Ferrari vetëm për ta shkatërruar atë. Për fat nuk ndodhi kështu, pasi makina përfundoi e padëmtuar si mendohej, por trajtimi që ai i bëri... duhet t'i ketë lënë shumë njerëz në Maranello me flokët e ngritur.

Ferrari F8 Tributo, duhet theksuar, ka një motor V8 me 720 kuaj fuqi, që mund të arrijë 340 km/h dhe të arrijë shpejtësinë 0 deri në 100 km/h për 2.9 sekonda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2023, 11:56

Barcelona objektiv i 'Football Leaks'…

SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.  Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...