Sport

Juventusi i ri, si i "vjetri", me Allegrin dhe Di Marian në qendër të projektit!

Në frontin evropian, djeg eliminimi i parë në karrierën e tij në fazën e grupeve të Champions League. Kjo mund të zbutet nga një ecuri e mirë në Europa League. Fitorja në Nantes ka hapur perspektiva të reja. Pa harruar Kupën e Italisë, një tjetër front që mund të çojë në një kualifikim europian.

25 Shkurt 2023, 21:01 Nga DOSJA
Juventusi i ri, si i "vjetri", me Allegrin dhe Di Marian në

ITALI - Ka ende shumë variabla në lojë për të gjykuar sezonin e Juventus. Para së gjithash, më shumë se tre muajt e sezonit për t’u luajtur. Në lojë, ringjitja në kampionat dhe perspektiva në Coppa Italia dhe Europa League. Pastaj e gjithë pjesa josportive, me apelin për penalitetin prej 15 pikësh dhe frontet e reja që mund të hapen edhe në nivel UEFA.

Por klubi i Juventusit tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm. E duket se ka dy pika fikse: Massimo Allegri fari në pankinë dhe Angel Di Maria ylli i ekipit dhe lider në dhomat e zhveshjes. Gjithçka nis nga puna e trajnerit toskan. Allegri, pa penalitetin, do të kishte grumbulluar deri tani 47 pikë, vendi i dytë pas Napolit të pakapshëm.

Në frontin evropian, djeg eliminimi i parë në karrierën e tij në fazën e grupeve të Champions League. Kjo mund të zbutet nga një ecuri e mirë në Europa League. Fitorja në Nantes ka hapur perspektiva të reja. Pa harruar Kupën e Italisë, një tjetër front që mund të çojë në një kualifikim europian.

Kërkesa e parë e Allegri në këtë kuptim është konfirmimi i Di Maria. Argjentinasi mbërriti me një kontratë njëvjeçare, me synimin për ta mbyllur karrierën në shtëpi, me Rosario Central. Megjithatë, Fideo nuk ia ka mbyllur kurrë derën një rinovimi. Paraqitjet e javëve të fundit, 6 gola në 7 ndeshje, kanë fshirë edhe dyshimet për gjendjen fizike dhe motivimin e Di Maria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll