Sport

Lewandowski do t'i kushtojë Barcelonës edhe 1.25 milionë euro të tjera…

Sulmuesi arriti në kuotën e 25 golave dhe përmbushi një nga pikat e kontratës së tij me Bayern Munich

25 Shkurt 2023, 14:24 Nga DOSJA
Lewandowski do t'i kushtojë Barcelonës edhe 1.25 milionë

SPANJE - Barcelona do të duhet t'i paguajë edhe 1.25 milionë euro të tjera Bayern Munichut, në kuadër të nënshkrimit të Robert Lewandowskit. Kjo pasi sulmuesi polak shënoi golin e 25-të të sezonit kundër Manchester United të enjten. 

Me këtë rekord, sulmuesi përmbushi një nga pikat e vendosur në marrëveshjen e transferimit, që parashikon pagesën e kësaj shume sa herë që sulmuesi polak arrin këtë pikë çdo sezon.

Në këtë mënyrë, nënshkrimi i Lewandowskit nga Bayerni tashmë shkon në 46.25 milionë euro, pasi në fillim të sezonit katalanasit kishin paguar 45 milionë euro për transferimin. 

Transaksioni mund të arrijë një maksimum prej 50 milion €, diçka që mund të arrihet lehtësisht, nëse polaku përsërit rekordin e golave ​​që ka tashmë këtë vit në tre sezonet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2023, 11:56

Barcelona objektiv i 'Football Leaks'…

SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.  Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...