Sport

Premier League/ Arsenali mund Leicester, West Ham shkatërron Nottinghamin 4-0, Manchester City nuk gabon dhe vazhdon ndjekjen…

1-0 kundër ‘Dhelprave’ është e mjaftueshme për ‘Topçinjtë’. 2-0 mes Aston Villa dhe Everton, Leeds mundi Southampton 1-0, ndërkohë që ‘Qytetarët’ pas fitores 4-1 ndaj Bournemouth ndjekin me dy pikë më pak Arsenalin…

25 Shkurt 2023, 21:09 Nga DOSJA

Premier League/ Arsenali mund Leicester, West Ham shkatërron Nottinghamin

ANGLI - Lideri Arsenal nuk gaboi, duke mposhtur Leicesterin 1-0 në ndeshjen e 25-të të Premier League me golin e Martinellit në minutën e 46-të. Arsenali e nisi me vrull takimin dhe kaluan përpara me golin e Trossard në minutën e 26-të, por gjithçka u anulua për një faull në fillim të aksionit. 

Në pjesën e dytë, goli i ‘Topçinjve’ mbërriti me Martinellin, i cili në minutën e 46-të shënoi 1-0, pas një pasimi nga Trossard. ‘Topçinjtë’ kështu ngrihen në 57 pikë dhe konfirmohen të parët në renditje, ndërsa Leicester mbetet i katërmbëdhjetë me 24 pikë. 

Manchester City arriti një fitore të lehtë dhe të thjeshtë 4-1 në transfertë ndaj Bournemouth. Julian Alvarez çeli serinë e golave në minutën e 15-të, i cili u pasua nga Haaland (29’) dhe Foden (45’). Rezultati 4-0 u shënua nga mbrojtësi Mepham (51’), i cili shkaktoi autogol në portën e tij, ndërsa Lerma (83’) realizoi për Bournemouth, duke ngushtuar epërsinë e Man.Cityt në 4-1.

Në ndeshjet e tjera, West Ham zgjohet në pjesën e dytë dhe në pesëmbëdhjetë minuta shënon 4-0 kundër një Nottingham të pambrojtur. Ings (70’ dhe 73’), Rice (78’) dhe Antonio (85’), ishin autorët e golave.

Golat e Watkins (63') dhe Buendia (81') i mjaftuan Aston Villas për të mposhtur 2-0 Evertonin, ndërsa Leeds rigjeti fitoren pas 10 ndeshjeve kundër Southamptonit, Firpo (77’) shënoi golin e fitores 1-0, duke i zhytur ‘Shenjtorët’ akomë më poshtë në fund të renditjes. Sakaq është duke u zhvilluar takimi Crystal Palace – Liverpool, i cili pas 20 minutash është 0-0.

Premier League/ Arsenali mund Leicester, West Ham shkatërron Nottinghamin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll