Sport

Milani dhe Interi nuk arrijnë të gjejnë gjuhën... secila skuadër me stadium të sajin!

Një gjë është të ndaheshin 600 milionët e Projektit Katedrale, një tjetër është të ndërtosh vetë impiantin. E ndërkohë, edhe Inter po mendon të bëjë të njëjtën gjë.

25 Shkurt 2023, 21:06 Nga DOSJA
Milani dhe Interi nuk arrijnë të gjejnë gjuhën... secila

ITALI - Prej dekadash në Itali diskutohet kryesisht çështja e stadiumit të skuadrave Milan dhe Inter, ku shumë projekte të hartuara kanë mbetur thjeshtë fotografi. Kuqezinjtë janë gati të braktisin idenë e Katedrales në vend të impiantit aktual, për shkak të vonesave burokratike.

Lëvizjet e tyre nuk i kanë pëlqyer zikaltërve, të cilët kanë kohë që kërkojnë sqarim nga RedBird dhe Gerry Cardinale. Si shpjegon Gazzetta dello Sport, Zhang kurrë nuk arriti të merrnte një takim për të biseduar ballë për ballë për këtë çështje.

Në veçanti, Steven Zhang raportohet si shumë i irrituar. Marrëdhëniet me Elliott kishin qenë shumë të mira që nga viti 2019. Atëherë të dy klubet u nisën krah për krah në projektin e stadiumit të ri të përbashkët.

Pronari i ri i Milan, nga ana tjetër, nuk i është përgjigjur kurrë propozimit të një takimi për të përcaktuar një strategji të përbashkët për Katedralen. Një “vrazhdësi institucionale” që familja Zhang nuk e priste dhe që mund të çojë në prishjen e palëve. Për më tepër, në Viale della Liberazione emrat e planeve të mundshme B të kuqezinjve kanë rritur konfuzionin në këtë kuptim.

Milan ka tre rrugë të përshkueshme: Sesto San Giovanni, San Donato, Rozzano ose ndoshta hipodromi La Maura jo shumë larg Mezza. Në fakt, më parë duhen vlerësuar ndikimet në llogaritë e klubit kuqezi. Një gjë është të ndaheshin 600 milionët e Projektit Katedrale, një tjetër është të ndërtosh vetë impiantin. E ndërkohë, edhe Inter po mendon të bëjë të njëjtën gjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll