Sport

BEFASUESE! 'Qeni i hëngri biletat e finales së Kupës së Ligës': Një tifoz i Newcastle tregon historinë gazmore… (video)

Për fat të mirë, qeni nuk i kishte gëlltitur plotësisht biletat dhe i krijoi mundësinë pronarit të kërkonte bileta të reja, pa pasur nevojë të paguante më për to…

25 Shkurt 2023, 13:17 Nga DOSJA

BEFASUESE! 'Qeni i hëngri biletat e finales së Kupës së

ANGLI - E diela është një ditë e veçantë për tifozët e Newcastle, pasi ata kërkojnë të fitojnë një titull për herë të pare pas një kohe të gjatë. Në garë, në orën 17:30 në ‘Wembley’, do të jetë Kupa e Ligës angleze (Carabao Cup) kundër Manchester United, e cila gjithashtu e shikon me shumë entuziazëm këtë trofe, i munguar që nga 2017.

Pothuajse të gjithë fansat duan të jenë nesër në ‘Wembley’, por është një tifoz i cili, duke pasur një biletë, u trishtua tej mase kur zbuloi se qeni i tij... i kishte ngrënë biletat që kishte blerë. 

Për fat të mirë të Alan Carling, qeni nuk i kishte gëlltitur plotësisht biletat dhe i krijoi mundësinë pronarit të kërkonte bileta të reja, pa pasur nevojë të paguante për to. Historia mjaft e pazakontë u shfaq në Sky Sports.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2023, 11:56

Barcelona objektiv i 'Football Leaks'…

SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.  Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...