Sport

Pas katër muajsh, Mané do të rikthehet në pankinën e ‘Allianz Arena’ ndaj Unionit…

Sulmuesi senegalez është rikuperuar, por ende nuk do të jetë në formacionin startues të Bayern Munich

25 Shkurt 2023, 12:37 Nga DOSJA
Pas katër muajsh, Mané do të rikthehet në pankinën e

GJERMANI - Pas gati katër muajsh mungesë, ai u dëmtua më 8 nëntor, Sadio Mané është kthyer në opsionet e Bayernit për ndeshjen e nesërme kundër Union Berlin. Gjithsesi përgatitja e tij ende nuk mjafton që të jetë në formacionin fillestar.

“Ai ka bërë vetëm dy seanca e gjysmë stërvitje me ekipin, ndaj do të jetë në mesin e zgjedhjeve, gjë që na bën shumë të lumtur”,- tha Julian Nagelsmann duke vënë bast për rikthimin e tij të suksesshëm pas disfatës ndaj Borussia M'glabach, e cila u mposht dje në Mainz në fillim të ndeshjes së 22-të. 

“Duhet të fitojmë. Është një ndeshje e madhe dhe e dimë që në lojë është lidershipi”,- kujtoi trajneri për duelin me skuadrën e Union Berlinit, që ka grumbulluar të njëjtat pikë si bavarezët, ndërkohë B. Dortmundi mund të kalojë sot në krye. "Nuk mund të rrezikojmë të gabojmë ndaj tyre. Unioni është një skuadër shumë kompakte", theksoi Nagelsmann.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2023, 11:56

Barcelona objektiv i 'Football Leaks'…

SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.  Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...