Sport

Edhe pse +15 pikë, Spalletti i bie sirenave të alarmit, duke kujtuar sezonin e shkuar...

Napoli ka një avantazh të madh, por trajneri nuk është i bindur para ndeshjet së sotme në transfertë ndaj Empolit (18:00)

25 Shkurt 2023, 12:21 Nga DOSJA
Edhe pse +15 pikë, Spalletti i bie sirenave të alarmit, duke kujtuar

ITALI - Me një epërsi prej 15 pikësh, vetëm një ngjarje e jashtëzakonshme do ta pengojë Napolin të fitojë ‘Scudetton’ këtë sezon, për herë të tretë në historinë e saj. Por, dje, në prag të vizitës në Empoli, Luciano Spalletti, përsëri i ka rënë sirenave të alarmit.

"Duhet të vazhdojmë të punojmë seriozisht. Një vit më parë, ndeshja në Empoli na shkatërroi punën e një sezoni të tërë, le të jetë një mësim",- tha trajneri i napolitanëve, duke kujtuar humbjen (2-3) që e largoi përgjithmonë Napolin nga pretendimet për titullin 2021/22. 

“Nëse nuk flas për disa gjëra (duke iu referuar titullit) nuk është sepse jam supersticioz, por jam duke punuar”, thekson Spalletti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2023, 11:56

Barcelona objektiv i 'Football Leaks'…

SPANJE - Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.  Sipas shtypit spanjoll, shumat e pagua...