Sport

Conferenca League/ Projektohet ‘rruga’ për në raundin e 16-të, shorti dashamirës për skuadrat e Lazios dhe Fiorentinës...

AZ Alkmaar për lacialët dhe Sivasspor për violët, ndeshja e parë më 9 mars dhe kthimi më 16, por skuadra e Sarri do të luajë më 7 mars, sepse Roma duhet të luajë në Olimpico kundër Real Sociedad më 9 mars.

24 Shkurt 2023, 13:59 Nga DOSJA
Conferenca League/ Projektohet ‘rruga’ për në raundin e

ZVICER - Vazot e Nyonit u buzëqesh dy skuadrave italiane, të përfshira në Conference League. Në fazën e 1/16-ve, Lazio do të sfidojë AZ Alkmaarin, e treta në Holandë, ndërsa Fiorentina do të përballet me skuadrën e Sivassporit, që renditet në vendin e 13-të të Super Ligës turke.  

Ndeshja e parë është caktuar për 9 mars (por skuadra e Sarri do të luajë më 7 mars, sepse Roma duhet të luajë me Real Sociedad në Olimpico të enjten), ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për në datën 16 mars. Të dyja skuadrat italiane do t’i luajnë ndeshjen e parë në shtëpi.

Ja dhe çiftet e e krijuara nga hedhja e shortit:

AEK Larnaka -West Ham
Fiorentina - Sivasspor
Lazio - AZ Alkmaar
Lech Poznan - Djurgården
Basel - Slovan Bratislava
Sheriff Tiraspol - Nice 
Anderlecht - Villarreal
Gent - Istanbul Başakşehir

Kalendari i mëtejshëm i Conference League, është:
Raundi i 16: më 9 dhe 16 mars 2023
Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet: 17 mars
Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill 2023
Gjysmëfinalet: 11 dhe 18 maj 2023
Finalja: 7 qershor 2023 në Pragë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll