Sport

“Mbappé duhet të vijë te Real Madrid me kokën ulur”, paralajmëron Guti...

Ish-mesfushori, me 542 ndeshje me Real Madrid, thotë se sulmuesi i PSG-së, nëse vjen në Spanjë, nuk duhet ta shohë veten shumë të madh.

24 Shkurt 2023, 14:29 Nga DOSJA
“Mbappé duhet të vijë te Real Madrid me kokën
Guti (në qendër), me David Villan ka dashur të paralajmërojë Kylian Mbappé

SPANJE - Ai ishte një lojtar elegant në rolin e tij dhe pasues vendimtar. José María Gutiérrez Hernández, i njohur më mirë si Guti, luajti pesëmbëdhjetë sezone në fanelën e Real Madridit dhe gjashtë të tjerë, duke trajnuar të rinjtë atje. 

Kështu, ish-mesfushori ‘merengues’, tani 46 vjeç, ka vendosur të flasë në emisionin televiziv El Chiringuito për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappé në kryeqytetin spanjoll, ai duhet dëgjuar. 

“Mbappé duhet të vijë në Real Madrid me kokën ulur dhe të jetë një nga të tjerët në dhomat e zhveshjes,- paralajmëron Guti. - Nëse nuk është kështu, ai gabon dhe nuk e di se në cilin klub vjen. Pas gjësë së keqe që bëri në klub, ai duhet të korrigjojë gjithçka.  Dhe se ai është një element më shumë në dhomat e zhveshjes (...)

Ky është realiteti. Kam luajtur me Zidane, kam luajtur me Figon, kam luajtur me Ronaldon... dhe kështu vjen në Real Madrid. Nuk e di si jeton ai në Paris apo si është dhoma e zhveshjes së PSG-së, por dhoma e zhveshjes së Real Madridit është e tillë. Përndryshe, ata nuk do t'ju duan brenda”. 

Si për kujtesë, Kylian Mbappé nënshkroi një zgjatje të kontratës me PSG-në verën e kaluar deri në vitin 2024, me një opsion për një sezon shtesë. Dhe nuk ka asnjë garanci që treshja sulmuese Messi-Neymar-Mbappé do të jetë ende e rëndësishme, pas disa muajsh...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll