Sport

Përzihen goglat e Europa League/ Shorti i mëshirshëm me Juventusin dhe Arsenalin, Junajtid përballë një tjetër spanjolli…

Ndeshjet e fazës së 16-të do të luhen në dy ndeshje, më 9 dhe 16 mars 2023

24 Shkurt 2023, 13:04 Nga DOSJA
Përzihen goglat e Europa League/ Shorti i mëshirshëm me

ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të ‘play-off’-it mbrëmë, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për të mësuar sfidat e raundit të 1/16-ave. Goglat e 16 skuadrave, të ndara në dy grupe, janë përzier dhe kanë përcaktuar edhe çiftet, që do të vazhdojnë garën për fitimin e Europa League.

Në vazon 1 ishin skuadrat që ishin renditur të parat në grupet e tyre: Arsenal, Fenerbahçe, Ferencvarosh, Fejnord, Fraiburg, Real Betis, Real Sociedad, Rojal Union SG.

Në vazon 2 ishin skuadrat që u kualifikuan mbrëmë dhe fituan të drejtën për të vazhduar garën, pas ndeshjeve të ‘play-off’-it: Bayer Leverkusen, Juventus, Mançester Junajtid, Roma, Sevilla, Shakhtjor Donetsk, Sporting Lisbonë, Union Berlin.

Ja dhe çiftet e formuar:

Union Berlin - Rojal Union SG

Sevilla - Fenerbahçe

Juventus - Fraiburg

Bayer Leverkusen - Ferencvarosh

Sporting Lisbon - Arsenal

Mançester Junajtid - Real Betis

Roma - Real Sociedad

Shakhtjor Donetsk - Fejnord

Ndeshjet e fazës së 16-të do të luhen në dy ndeshje, më 9 dhe 16 mars 2023, ndërsa çerekfinalet më 13 dhe 20 prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll