Sport

60 mijë euro! Shefi i famshëm turk i kuzhinës shet fanelat e Messit dhe Ronaldinhos për të ndihmuar viktimat e tërmetit…

Burak Uzdemir, i cili njihet për njohjet e tij me futbollistë të njohur, ishte që në ditën e parë në qytetet e prekura nga tërmetet.

24 Shkurt 2023, 10:38 Nga DOSJA

60 mijë euro! Shefi i famshëm turk i kuzhinës shet fanelat e

TURQI - Burak Uzdemir është një nga shefat e kuzhinës më të njohur në Turqi, i cili përveç vendit të tij, punon shumë edhe në vendet e Lindjes së Mesme.

Kuzhinieri turk është veçanërisht i njohur edhe për marrëdhëniet e tij me futbollistët. Ai është fotografuar me yje të futbollit si Messi, Ronaldo, Ronaldinho, Puyol, Aguero, Eto'o e të tjerë dhe shpesh i takon dhe merr dhuratat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Özdemir (@cznburak)

Që nga dita që tërmetet vdekjeprurëse goditën Turqinë, Burak nxitoi në rajon për të gatuar për viktimat e tërmetit dhe për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij sa të mundej.  Shefi i njohur i kuzhinës mendoi të përdorte fanela të firmosura nga yje të futbollit për të mbledhur para për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxjerrë në ankand, një fanelë të Lionel Messit (Paris Saint-Germain) dhe një tjetër të Ronaldinhos (kombëtarja e Brazilit) dhe siç ka bërë të ditur ai janë shitur për 1.200.000 lira turke, që janë afërsisht është gati 60.000 euro!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll