Sport

Ten Hag i lumtur: “Është fitorja ime më e rëndësishme si trajner”...

“Jam i fokusuar në ndeshjen e Newcastle. Nuk ka rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i radhës, duhet të fitojmë për të ecur përpara”

24 Shkurt 2023, 11:44 Nga DOSJA

Ten Hag i lumtur: “Është fitorja ime më e

ANGLI - Erik ten Hag është shprehur se fitorja kundër Barcelonës është më e rëndësishmja që ai ka arritur ndonjëherë si trajner. Tekniku i Manchester United e pa skuadrën e tij në disavantazh, në Old Trafford dhe arriti kthesën (2-1), në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Europa league.

“Nëse është fitorja ime më e rëndësishme si trajner? Po, ne kemi arritur fitore të mira, me Liverpoolin dhe Arsenalin, por mendoj se mbi këto dy ndeshje, është Barcelona lidere e ligës spanjole, t'i mposhtësh ata është një rezultat i madh. Ishte një ndeshje ku të dy klubet dhanë gjithçka”,- tha trajneri holandez duke folur për BT Sport.

Për kundërshtarët e mundshëm në raundin e 16-të të Europa League, Ten Hag zbuloi se ende nuk e mendon këtë: “Nuk më intereson. Jam i fokusuar në ndeshjen e Newcastle. Nuk ka rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i radhës, duhet të fitojmë për të ecur përpara. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët, por nëse jemi të përgatitur mirë dhe besojmë, atëherë mund të fitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll