Sport

Legjenda Sir Alex Ferguson dhe trajneri Ten Haag kanë biseduar dhe darkuar së bashku para ndeshjes ndaj Barcelonës…

Trajneri aktual dhe ish-trajneri i njohur i Manchester United kanë darkuar të martën para ndeshjes në qytetin anglez

24 Shkurt 2023, 10:18 Nga DOSJA

Legjenda Sir Alex Ferguson dhe trajneri Ten Haag kanë biseduar dhe darkuar

ANGLI - Pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe ndryshimeve të bëra nga trajneri Erik Ten Haag, i cili është në vendin e 3-të në Premier League, gjërat kanë ndryshuar për mirë te ‘Djajtë e Kuq’. 

Ndërkohë që në Europë, ata kanë arritur 2-2 me Barcelonën në Camp Nou për ‘play-off’ të Europa League, të enjten kanë avantazhin e ndeshjes së dytë që do ta zhvillojnë në Old Trafford. 

Dy ditë para ndeshjes kundër Barçës, të martën, trajneri holandez është parë duke darkuar në një restorant të Mançesterit me Sir Alex Ferguson. Nuk dihet për se çfarë është biseduar, por kaq ka mjaftuar që të mos mungojnë hamendësimet.

Besohet se legjenda e Mançesterit thuhet se i ka dhënë holandezit këshilla për ndeshjen e Barcelonës dhe Premier League. Nuk ka njeri më të përshtatshëm për të folur pasi fitoi titullin e Premier League 13 herë. 

Legjenda Sir Alex Ferguson dhe trajneri Ten Haag kanë biseduar dhe darkuar

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll