Sport

Europa League/ ‘Në teatrin e ëndërrave’, United eliminon Barçën me dy gola ‘brazilianë’, kualifikohen Roma dhe Union...

Pas Juventusit, Sevillas, Sportingut dhe Bayer Leverkusenit më herët, në turin e ardhshëm janë kualifikuar edhe Roma dhe Union Berlin

23 Shkurt 2023, 23:06 Nga DOSJA

Europa League/ ‘Në teatrin e ëndërrave’, United

ANGLI - ‘Në teatrin e ëndërrave’ të Old Traffordit, një ‘show’ ëndërrash midis dy gjigandëve të Europës, Manchester United dhe Barcelona, në një sfidë për ‘jetë a vdekje’, ku, pas barazimit një javë më pare 2-2 në Camp Nou, njëri duhej eliminuar në rrugën për të fituar Europa League.

Natyrshëm, që pas fërshëllimës së gjyqtarit francez, zhgënjimi do të ishte i madh për katalanasit e Barcelonës. ‘Djajtë e Kuq’ fituan 2-1 me përmbysje, duke e zhvlerësuar golin e Lewandowskit (18’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit, skuadra e Ten Hag do të diktonte në fushën e lojës. Fillimisht Fred (47’) do t’i barazonte shifrat në 1-1, për t’i lënë radhën më pas bashkatdhetarit të tij Antony (73’) të shënonte golin e epërsisë 2-1, që do të ishte edhe i fundit të këtij takimi emocionues.  

Manchester United, pas këtij rezultati kualifikohet për në fazën e 1/16-ve të Europa League. Gjithashtu, pas Juventusit, Sevillas, Sportingut dhe Bayer Leverkusenit më herët, në turin e ardhshëm janë kualifikuar edhe Roma dhe Union Berlin. Takimi Rennes- Shakhtar Donetsk ka përfunduar 1-0 (2-2) dhe ka kaluar në kohën shtesë për të përcaktuar skuadrën e fundit të kualifikuar.

Europa League/ ‘Në teatrin e ëndërrave’, United

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll