Politike

Dënimi i Saimir Tahirit, Ambasada e SHBA: Hap i madh, por nuk mjafton… të përballet me pasojat!

20 Shtator 2019, 12:51 Nga DOSJA
Dënimi i Saimir Tahirit, Ambasada e SHBA: Hap i madh, por nuk

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas dënimit të Saimir Tahirit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në një deklaratë për emdiat ambasada shkruan se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm. Për SHBA vendimi i djeshëm “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”. Më tej shtohet se dënimi është shkurajues, duke parë akuzat e rënda që ishin kundër tij.

REAGIMI I PLOTË

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin ambasada e shba gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll