Politike

Shënim: Tenderi i anuluar i Kardhiq-Delvinë, kë po mbron Partia Demokratike?

20 Shtator 2019, 11:46 Nga DOSJA
Shënim: Tenderi i anuluar i Kardhiq-Delvinë, kë po mbron Partia

Qëndrimi i Partisë Demokratike për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, tregoi vetëm një pjesë të skandalit, as gjysmën e tij. Me qëllim apo në bashkëpunim, partia më e madhe e opozitës, e katandisi çështjen si një sherr mes Sonila Qatos dhe Gjoka Konstruksion.

Përveç kësaj, u dha më shumë vend informacioneve të pakonfirmuara, sesa akteve skandaloze ku është përfshirë e gjithë qeveria dhe ku del në pah përgjegjësia e Kryeministrit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe Ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Përfshirja e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Belinda Ballukut u duk qartë që kur në mes të procedurave të prokurimit, qeveria miratoi një VKM për të shfuqizuar një tjetër VKM, të miratuar në kohën e Berishës, që përjashtonte për 10 vite nga tenderat publikë, kompani të cilat kanë lidhur kontrata me ARRSH dhe nuk i kanë mbaruar 70% te punimeve.

Nga kjo VKM e re, hapej rruga KPP të ndihmonte Gjokën për tunelin e Kardhiqit dhe Salillarin për Unazën e re. Të dyja kompanitë kanë pasur kontrata të parealizuara me autoritetin e rrugëve.

Ky superskandal, i realizuar ditën për diell, zbatimi I VKM me fuqi prapavepruese nga KPP nën presionin e treshes Rama-Agaçi- Balluku, kaloi pa denoncim nga PD.

Në të kundërt, për t’a shpërqëndruar vëmendjen nga ky skandal, Jorida Tabaku merrej me numrat telefonash dhe adresa, për të mbytur më keq një kompani të mbytur tashmë nga hetimet për rrugën Elbasan – Gjinar, të vëllezërve Hysa.

Pse Partia Demokratike ngriti një denoncim për Vëllezërit Hysa dhe për drejtoreshën e ARRSH, në vend që të merrej me skandalin që bërtet prej 2 muajsh, të anullimit të VKM së qeverisë Berisha?

Pse PD harron peshqit e mëdhenj dhe turret me zell tek të vegjlit? Pse merret me viktimat dhe jo me agresorët?

Pse kursen Ramën, Agaçin dhe Ballukun? Me siguri përgjigja është tek heshtja e ngjashme për traun e rrugës së Kombit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per sonila qaton dorehiqet sonila qato skandali me gjoka construksion akuzat e pd per sonila qaton dorehiqet sonila qato skandali me gjoka construksion

Sondazh

Poll