Politike

Përfundon mbledhja e Ramës në Shkodër, Senida Mesi tregon çfarë u diskutua

20 Shtator 2019, 11:10 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e Ramës në Shkodër, Senida Mesi tregon

SHKODËR- Ka përfunduar mledhja në Velipojë mes Edi Ramës dhe deputetëve të Shkodrës si dhe koordinatorëve për këtë qark. Mbledhja ka zgjatur për dy orë dhe mësohet se është diskutuar për problematikat që kanë këto bashki.

Pas mbledhjes Edi Rama ka preferuar që të mos flasë, por për mediat është prononcuar Senida Mesi. Deputetja e Shkodrës tha se është diskutuar dhe për zgjerimin e Partisë.

“Janë një sërë problematikazh që janë diskutuar. Kemi problemetika në shumë bashki, si ata që kanë shumë vite në drejtim dhe kryebashkiakët e rinj. Sigurisht u diskutua dhe elementi i dytë, zgjedhjet në PS, por shumë i rëndësishëm është dhe zgjerimi i Partisë Socialiste”, tha Senida Mesi.

Në këtë mbledhje është diskutuar që do të largohen 80% e drejtorëve për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Gjithashtu, është diskutuar për një analizë të buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet ku ndodhet aktualisht qarku.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës pas rastit të Valdrin Pjetrit. Më 28 gusht Partia Socialiste mblodhi Kryesinë. Rama kërkoi nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të jepnin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati doli kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder senida mesi dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder senida mesi

Sondazh

Poll