Politike

Deputeti Andi Përmeti vizitë në SHBA: Diskutuam për zyrtarët e shqiptarë të shpallur ‘non grata’

20 Shtator 2019, 11:52 Nga DOSJA
Deputeti Andi Përmeti vizitë në SHBA: Diskutuam për

SHBA- Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmeti ka publikuar disa foto nga takimet në Departamentit e Shtetit, ku shkruan se kanë zhvilluar bisedime të rëndësishme.

Deputeti shton më tej se është folur dhe për ndalimin e disa zyrtarëve të lartë shqiptarë që të mos shkojnë më në SHBA, bashtë me familjet e tyre.

“Takime te rendesishme te Departamentin e Shtetit Amerikan. Diskutuam per korrupsionin ne rajon dhe menyrat e parandalimit te tij. Interesant ishte edhe diskutimi rreth ndalimit te disa zyrtareve te larte shqiptare dhe familjareve te tyre per te hyre ne territorin amerikan”, shkruan Përmeti.

Zyrtari i fundit shqiptar që është shpallur non grata nga SHBA është Vangjush Dako. Departamenti i shtetit shkruante në një njoftim se Dako është përfshirë në afera të mëdha korrupsioni. Po ashtu në ‘listën e zezë’ të SHBA është dhe deputeti Tom Doshi dhe disa gjyqtarë e prokurorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti andi permeti ne shba vangjush dako non grata ne shba andi përmeti andi permeti ne shba vangjush dako non grata ne shba

Sondazh

Poll