Politike

ME VIDEO: +18 nga Kuvendi, deputetët e 'lëshuan' fjalorin sot në Kuvend

Po në këtë seancë ka pasur dhe deputetë që kanë bërë ironi me nënkuptime +18. 

23 Shkurt 2023, 16:46 Nga I.A
ME VIDEO: +18 nga Kuvendi, deputetët e 'lëshuan' fjalorin
Lefter Geshtenja dhe Ervin Salianji

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka qenë më e qetë se të kaluarat kohët e fundit, edhe pse ironitë dhe përplasjet nuk kanë munguar. Po në këtë seancë ka pasur dhe deputetë që kanë bërë ironi me nënkuptime +18. 

Fillimisht ka qenë deputeti demokrat Lefter Gështenja, i cili në momentin ka kritikuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për mungesën e drejtësisë në Kuvend. Gështenja ka akuzuar Nikollën se po kalon në heshtje një moment të shkeljes së rregullores nga vetë deputetët socialistë. Ai ka sjellë në vëmendje rastin që është bërë mediatik me pamje kur një deputeti i PS voton për kolegun dhe veten e tij. Po ashtu në këto momente, gjithashtu ka deklaruar se nuk i është dhënë fjala edhe pse e ka kërkuar atë. 

"Jam ngritur në këmbë, kam ngritur dorë, çfarë duhet të ngrej tjetër që të më jepni fjalën? A ti bie bilbilit? A është normale kjo? Merrni masa sot," tha ai.

Më pas, ka qenë dhe deputeti Ervin Salianji, i cili nuk e përmbajti fjalorin gjatë kësaj seance. Kjo pasi në momenti që folu për rënien e bilbilave nga kolegët e tij, ai u shpreh se mazhoranca bën kot e shqetësuar pasi në kohën e tyre ata "vuvuzelën deri në grykë".

“Në vend që të jeni garante e Kushtetutës, jeni kryesorja në shkeljen e saj duke plotësuar kërkesat e Partisë, çfarë thonë këta, bëni ju. Ju nuk respektoni as procedurën, as afatet kohore kur përjashtoni deputetët. Ju duhet të reagoni kur deputetët preken me dorë, apo rrethohet hyrja e Parlamentit sikur ta keni këtu thesarin e Ali Babës dhe 40 deputetët. E kuptoj që e shikoni si thesar këtë vend, se nga këtu prodhohen 240 mijë dollarë që Rama ia jep McGonigal. E kuptoj që bëni si të shqetësuar për bilbilat, por ju e fusnit vuvuzelën deri në grykë dhe nuk u përjashtua njeri”, tha Salianji.

seance plenare 23 shkurt 2023 ervin salianji lefter geshtenja

Sondazh

Poll