Politike

Shkëmbim? Braçe kërkoi hetim të parave ruse, Vokshi: Ngrini komisionin hetimor e le të hetojë edhe financimin në PD

Vokshi deklaroi se një komision hetimor duhet të ngrihet dhe më pas të hetojë veç “McGonigal” edhe financimin rus në PD.

23 Shkurt 2023, 13:09 Nga A.B
Shkëmbim? Braçe kërkoi hetim të parave ruse, Vokshi:
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetët Albana Vokshi dhe Erion Braçe janë “përplasur” sot në Kuvend në lidhje me financimin rus në PD dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar skandalin McGonigal. Vokshi deklaroi se një komision hetimor duhet të ngrihet dhe më pas të hetojë veç “McGonigal” edhe financimin rus në PD.

Kemi kaq ditë që kemi kërkuar komision hetimor. Ngrije të hetojë edhe ato para që thua ti. Të vijë Rama të shpjegojë ato valixhet. Çdo të mërkurë 13 pyetje do t’i rrinë në kokë Edi Ramës. McGonigal e ka vendin në burg, atje e ka vendin edhe Rama. Keni përjashtuar 27 deputetë, e keni bërë si diktaturë. Garda nuk lë deputetet të futen me urdhër të Nikollës. Distancohuni. Ngremë komisionin dhe të hetohen të gjitha. Kryeministri ynë është burracak, fshihet në Surrel ose pas fustanit të grave. Të kishte SPAK do kishte nisur hetimi. Por drejtësia edhe SPAK nuk funksionojnë. Do jemi këtu deri në fitore sepse revolucioni ka nisur”, ka deklaruar Vokshi.

Deklarata e Braçes:

'Parlamenti ka kohë që po mbahet i bllokuar për një çështje që ka në thelb 3 deklarime parash. Në mars, nëntor dhe pak minuta më pas po prapë në nëntor. Janë deklarimet jo të mijat, por të departamentit të Shtetit. Duhet folur një më një, pa diskutim, po niseni nga origjina. Të kujt janë këto paratë që deklarohen këtu.

Në gjykimin e këtij demokrati, këto para që në rrjetin e kompanive ishte ruse. Lobimi rus, si u mbyll nga prokuroria çështja e lobimit? Kam një pyetje Albana, e keni marrë në pyetje Bashën? Po kjo tjetra? Po ato formularët që duhej të plotësonit që tha Berisha i keni plotësuar? Nuk ju shkon të mbani këto qëndrime, mbajeni sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës'

albana vokshi seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll