Politike

Integrimi në BE- Balla: Shqipëria ka përmbyllur fazën për grup-kapitujt e parë

Balla deklaron se kjo është fazë e rëndësishme për vendin tonë.

23 Shkurt 2023, 13:39 Nga A.B
Integrimi në BE- Balla: Shqipëria ka përmbyllur fazën
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria ka përmbyllur fazën e rëndësishme për procesin e integrimit në BE. Sipas Ballës, kjo fazë konsiston në grup kapitujt e parë. Ai shton se kjo fazë është shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe thelbësore. 

'Ballkani i hapur është instrumenti i implementimit në vend të procesit të Berlinit. Nëse do bëja detyrën në kuadër të këshillit të integrimit, dua të informoj se Shqipëria ka përmbyllur atë që është faza për grup kapitujt e parë, që janë cështjet thelbësore, janë më të rëndësishëm. Dialogu konstruktiv, është një nga më të rëndësishmit që na duhet ti zhvillojmë. Apeli im për opozitën është që të ruajmë kanalin e diskutimit, debatin e madje shpresoj se pas pak javësh të votojmë ligjin e ri se ka ndryshuar shumë, për rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. I jep Kuvendit udhëheqësinë, e detyron qeverinë që për pozicionet të konsultojë kuvendit, duhet që qeveria ti marrë në shqyrtim e ti mbrojë me palën europiane.'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll