Politike

Braçe kundër qeverisë: S’e votoj draftin për privatizimin e ish-ndërmarrjeve shtetërore

Braçe bëri të ditur se nuk do votojë projektligjin të privatizimit të ish ndërmarrjeve bujqësore.

23 Shkurt 2023, 13:32 Nga A.B
Braçe kundër qeverisë: S’e votoj draftin për
Erion Brace

TIRANË- Deputeti Erion Braçe bëri të ditur se nuk do votojë projektligjin të privatizimit të ish ndërmarrjeve bujqësore. Gjatë seancës së sotme plenare, ai tha se nuk do ta votojë këtë ligj pasi sipas tij ka njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore. Ai mendon se duhen më shumë hapësira publike. 

“Unë ligjin nuk do ta votoj sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet 92-96 me këto çmime. Na duhen hapësira publike. A e dini që në Myzeqqe nuk thajnë dot grurin  e tyre. Kush nuk ka paguar para që nga 92- deri më sot, s’ka pse përfiton nga këto prona. Ne me buxhetin e shtetit kemi caktuar 3.9 miliardë ndihmë për bujqësore dhe qeveria s’ka nxjerrë asnjë. Shikoni ciklet e bujqësisë, nuk mundet që bujku të rri të presin vendimin e Bujqësisë të punojnë tokën. Bëni ç’është e mundur ta bëni këtë. Nëse ua japim prapë paratë në dhjetor nuk ka asnjë lloj çështjeje.”- thotë Braçe.

erion brace seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll