Politike

Miratimi i projektvendimeve/ Bardhi-Nikollës: Bibël dhe Kuran për ty janë urdhrat që merr nga Balla, janë të pavlefshme

Sipas Bardhit miratimi i këtyre projektligjeve dhe projektvendimeve është i pavlefshëm, pasi nuk ndodheshin 50% plus 1 deputet.

23 Shkurt 2023, 15:26 Nga I.A
Miratimi i projektvendimeve/ Bardhi-Nikollës: Bibël dhe Kuran
Gazment Bardhi

TIRANË- Miratimi i tre projektligjeve dhe projektvendimeve në fund të seancës plenare në Kuvend ka sjell një debat mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Sipas Bardhit miratimi i këtyre projektligjeve dhe projektvendimeve është i pavlefshëm, pasi nuk ndodheshin 50% plus 1 deputet. Ndërkohë që Nikolla tha se ata kanë siguruar kuorumin duke bërë një votim për prezencën. 

Bardhi: Konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores pasi të pranishëm nuk janë 50 plus 1 deputetë. Më dëgjo mua jo Taulant Ballën në telefon se nuk është as Rregullorja as Kushtetuta. Ju lutem shpallni të anuluar të dy proceset e votimit që kaluar se jan ën kundërshtim. Ju bëj një lutje të sinqertë. kthehuni në rolin tuaj si kryetare Kuvendi. E vetmja Bibël dhe Kuran për ty janë urdhrat që merr nga kreu i grupit tuaj parlamentar.

Nikolla: Bëmë një votim për prezencën dhe siguruam kuorumin.

Brdhi: Në cilin nen të Kushtetutës është kjo? Prezenca sipas rregullores dhe Kushtetutës vlerësohet para çdo votimi.

lindita nikolla gazment bardhi

Sondazh

Poll