Politike

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet në burg

Mësohet se Koka bëri kërkesën në Gjykatën e Lartë me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, kërkesa e cila i është rrëzuar.

23 Shkurt 2023, 15:09 Nga I.A
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Lefter Kokës,
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga burgu për aferën e inceneratorit të Fierit. Mësohet se Koka bëri kërkesën në Gjykatën e Lartë me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, kërkesa e cila i është rrëzuar.

Koka akuzohet për "shpërdorim detyre", "pastrim parash" dhe "korrupsion". Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare.

lefter koka inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll