Politike

Vula e PD-së, Balla: Unë s'dua ta di, këta po i mburren njëri-tjetrit

Pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar dhe zbatuar.  

23 Shkurt 2023, 15:28 Nga I.A
Vula e PD-së, Balla: Unë s'dua ta di, këta po i mburren
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ai është personi i fundit që i intereson se cili është vendimi i Kushtetueses më 3 mars për vulën e PD-së. Pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar dhe zbatuar.   

“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh”, tha Balla.

taulant balla seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll