Politike

Dhuna ndaj Petraq Milos, Tabaku: Akt shumë i rëndë! Nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë

Tabaku tha se mosreagimi nga Qeveria shqiptare është shumë akt i rëndë.

23 Shkurt 2023, 13:34 Nga A.B
Dhuna ndaj Petraq Milos, Tabaku: Akt shumë i rëndë! Nuk kam
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmendi ditën e sotme dhunimin e ushtruar ndaj pedagogut shqiptar Petraq Milo në pikën kufitare Sukubinë – Murriqan. Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend se ky është një akt shumë i rëndë dhe dënoi heshtjen e qeverisë në lidhje me këtë rast.

“Një akt shumë i rëndë për të cilin nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë. Qeveria do të shkojë në ekskursionin e radhës në Mal të Zi. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasë për të drejtat e qytetarëve që trajtohen keq. Kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zërin për të mbrojtur këto të drejta bazë, atëherë çfarë kërkojmë ne. Këto janë gjërat bazë”, deklaroi Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll