Politike

Meta u mor në pyetje për CEZ-DIA, Berisha: SPAK nuk ekziston, duhet t’i kishin vënë prangat Ramës

Sali Berisha i pyetur në lidhje me thirrjen e aleatit të tij Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA, kohë kur Berisha ka qenë kryeministër, tha se Prokuroria e Posaçme nuk heton, por është institucion juridik i PS-së.

23 Shkurt 2023, 12:41 Nga k.m.
Meta u mor në pyetje për CEZ-DIA, Berisha: SPAK nuk ekziston, duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Para selisë së PD-së, Berisha i pyetur në lidhje me thirrjen e aleatit të tij Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA, kohë kur Berisha ka qenë kryeministër, tha se Prokuroria e Posaçme nuk heton, por është institucion juridik i PS-së.

"SKAP-i i partisë është një seksion juridik i PS-së. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh gjer më sot. Merrni ju për një moment, është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze, nga Edi Rama, këshilltari i tij personal, Dorian Duçka, miku dhe po këshilltari i tij, Agron Neza, të cilët kanë dhënë një ryshfet një njeriu me një post më kryesor në botë për sigurinë, për të hetuar PD-në. Kjo mjafton, po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje dhe për t’i vënë prangat në duar. Akti i tij, që i fut thikë pas shpine partnerit tonë strategjik, Enver Hoxha po të ngrihej nga varri, do e shpallte hero për aktin e tij. Ky njeri kryen një akt më antiamerikan se askush tjetër në Europë dhe SPAK hesht në një kohë kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës, nga njëri cep në tjetrin, dëshmojnë dhe flasin për gjobat që lejtnantët e Edi Ramës, Duçka dhe Neza të drejtuar nga McGonigal vendosnin ndaj biznesmenëve. SPAK nuk heton, nuk ekziston,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll