Politike

Berisha: Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri! Krimineli Taulant Balla ka porositur vrasje

Berisha tha se vendi i tij është në burg si trafikant dhe porositës vrasjeje.

23 Shkurt 2023, 11:48 Nga f.g
Berisha: Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri! Krimineli Taulant
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari I partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se ka porositur vrasje dhe se duhet të shkojë në Prokurori. Berisha tha se vendi i tij është në burg si trafikant dhe porositës vrasjeje.

Sali Berisha: Edi Rama, i verbuar nga pushteti shkon deri aty sa blen vazo druri për 4 milionë euro,çka nuk e bën kush në Europë përveç sulltanëve në Arabi? Zoti Meta foli këtu për rroga dhe pensione. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të mëdha në rajon. Sot janë 40 deri 50 përqind më të ulëta në Kosoovë. A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri, në qeveri, në qeveri.
Shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhe e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri. Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës./Dosja.al

taulant balla sali berisha protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll