Politike

Meta tregon historinë me SOCIALISTEN: Erdhi më tha, Edi do më bëjë ambasadore në SHBA, do më emërosh?

Ilir Meta shtoi se e kishte paralajmëruar se Rama nuk do e plotësonte premtimin e tij por thjesht donte ta bënte të heshtte, pasi së fundmi ishte kritike e qeverisë. 

23 Shkurt 2023, 11:25 Nga k.m.
Meta tregon historinë me SOCIALISTEN: Erdhi më tha, Edi do më
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë historinë me një socialiste, të cilës nuk ia ka përmendur emrin. Në fjalën e tij, Meta tha se një nga ish-ministret e Edi Ramës i kishte kërkuar që të firmoste dërgimin e saj me punë në SHBA si ambasadore e Shqipërisë. Ndërsa Meta shtoi se e kishte paralajmëruar se Rama nuk do e plotësonte premtimin e tij por thjesht donte ta bënte të heshtte, pasi së fundmi ishte kritike e qeverisë. 

"Erdhi e më tha; Shiko meqënëse ti je zgjedhur president, a ke kundërshtim që të shkoj në SHBA? Jo i thashë unë që të shkoj ambasadore. Po nuk dua tha edhe ajo, por më thirri Edi e mu përgjërua, më tha të dua ambasadore në Amerikë. I thashë, kujdes mos po ta fut Edi. Se ti ngre zërin për probleme. Jo tha ajo, ai mu lut e mu bë. Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë. Që mund të ishte bërë prapë ministre, as ambasadore, as anëtare e Asamblesë. Pse? Kemi të bëjmë me një skizofen që e shqetëson çdo mendim kundër,"-tha Ilir Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...