Politike

Berisha: Rama fluturoi më shumë se presidenti i SHBA, njeriu që ka përgjegjësinë e botës bëri 40 udhëtime në mandat

Berisha tha para protestuesve se Biden zhvilloi 40 fluturime ndërsa Rama 137. 

23 Shkurt 2023, 11:15 Nga f.g
Berisha: Rama fluturoi më shumë se presidenti i SHBA, njeriu që
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama fluturoi me çarter më shumë edhe sesa presidenti i SHBA. Berisha tha para protestuesve se Biden zhvilloi 40 fluturime ndërsa Rama 137. 

Sali Berisha: Vendosëm hetimin e avionëve të Edi Ramës, me dhomë gjumi luksoze. Ka shpenzuar mbi 22 mln euro në 137 fluturime. Presidenti i SHBA kishte me Air Force One 40 fluturime. Njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 fluturime në mandat, ndërsa Edi Rama 137 fluturime. Nga djersa juaj, ndërsa fëmijët tuaj largohen çdo ditë nga ky vend. Do dalin lakuriq nga aferat e tyre, më të zinj se zifti. çdo shqiptar ju mbështet ju./Dosja.al

edi ram sali berisha protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...