Politike

Berisha: Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, po heqin të drejtën e Komisioneve Hetimore

Berisha tha se protesta sot është për mbrojtjen e Kushtetutës, që sipas tij poshkelmohet nga banditët.

23 Shkurt 2023, 10:31 Nga f.g
Berisha: Kjo është një betejë për mbrojtjen e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Lideri demokrat, Sali Berisha denoncoi sot nga protesta para Parlamentit se maxhoranca po përpiqet t'ju heqë deputetëve të Partisë Demokratike, të drejtën për të ngritur Komisione Hetimore nga frika se "del lakuriq" siç është. Berisha tha se protesta sot është për mbrojtjen e Kushtetutës, që sipas tij poshkelmohet nga banditët.

Sali BerishaJu falënderoj nga zemra për praninë tuaj sot këtu në këtë protestë të fuqishme, në mbrojtje të vlerave dhe interesave më themelore të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krim-ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë, në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë, me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve në parlament, por mbështesni dhe jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari, kudo që ndodhet ai, por që konsideron Edi Ramën, ministrat e tij, si armiqtë e egër të qenies tonë, të demokracisë sonë, të miqve tanë.
Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, apo këtë protestë, duhet t’i qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, krimit.
Kjo Kushtetutë, në nenin e saj 70 i garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave, krijimin automatik të komisionit hetimor për problemet që këta 28 burra dhe gra, të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duhet të hetojnë. Kurse trafikantë dhe kukulla pa dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës./Dosja.al

protesta e pd 23 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...