Politike

'Po rrethohet parlamenti sikur të jetë thesar i Ali Babës'/ Salianji: SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për 'Rama-McGonigal'

Salianji kërkon nga SPAK dhe nga SHISH që të kthejnë përgjigje për çështjen 'Rama-McGonigal'.

23 Shkurt 2023, 11:29 Nga A.B
'Po rrethohet parlamenti sikur të jetë thesar i Ali
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se Kuvendi po rrethohet sikur të jetë thesar i Ali Babës. Në seancën e sotme plenare, ai tha se po përjashtohen deputetët sipas qefit të Ramës dhe po trajtohen për lecka. Po ashtu, ai kërkon nga SPAK dhe nga SHISH që të kthejnë përgjigje për çështjen 'Rama-McGonigal'.

'Ju Nikolla jeni në shkelje duke plotësuar kërkesat e partisë. Nëse jepni një gjë me të drejtë ka ndonjë përpëlitje dhe juve reagoni. Ju nuk respektoni as procedurën as afatin kohor. Mblidhni Etikën kur t’ju dojë qefi dhe kolegët e PS duhet të reagojë kur rrethohet hyrja e parlamentit sikur të jetë këtu thesar i Ali Babës. E di që e shihni këtu si thesar se nga këtu abuzoni që prodhon para Edi Rama për t’i dhënë McGonigal. E kuptoj pse bëni si të shqetësuar për zhurmën në parlament.

Ju keni futur vuvuzelën deri në grykë e s’ju ka përjashtuar njeri. Çfarë është kjo? Të përjashtohen 20 e ca deputetë se i do qefi Edi Ramës e të trajtohen si lecka. Ju jo vetëm keni bllokuar komisionet hetimore por edhe SPAK s’kthen përgjigje. Brenda 5 ditësh, SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për çështjen Rama-McGonigal'- tha Salianji.

ervin salianji seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...