Politike

Berisha: Çarteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij

Berisha tha se ministrave iu është bërë presion për të firmosur dokumente për inceneratorët.

23 Shkurt 2023, 11:44 Nga f.g
Berisha: Çarteri i Ramës është përdorur për
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur udhëtimet me çartera për fluturime "presioni". Berisha tha se ministrave iu është bërë presion për të firmosur dokumente për inceneratorët.

Sali Berisha: Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?/Dosja.al

sali berisha protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...