Politike

'Do jetë gjithmonë në zemrat tona'/ Spiropali 'provokon' demokratët: Kërkoj 1 minutë heshtje për Spahon, ra në fushë betejë

Spiropali kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin, që sipas saj ka qënë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë. 

23 Shkurt 2023, 11:18 Nga A.B
'Do jetë gjithmonë në zemrat tona'/ Spiropali
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja socialiste Elisa Spiropali provokoi deputetët e opozitës duke iu referuar demokratit Edmond Spaho i cili u përjashtua për shkak se i ra bilbilit në seancën e shkuar. Me ironi, ajo kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin, që sipas saj ka qënë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë. 

'Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.. ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës.Qetësohu Albana, se jeni gjallë, jeni në jetë jeni në dritë të vërtetë.'-tha Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...