Politike

Meta kritik Ramës, thirrje deputetëve të PS: Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ia futur shokëve, do përfundoni si PASOK

Ilir Meta përmendi herët që sipas tij kryeministri Edi Rama kishte shfrytëzuar ministrat e tij për të ndenjur sa më gjatë në pushtet. 

23 Shkurt 2023, 11:31 Nga k.m.
Meta kritik Ramës, thirrje deputetëve të PS: Ai është
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që socialistët t'i bashkoheshin protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Meta përmendi herët që sipas tij kryeministri Edi Rama kishte shfrytëzuar ministrat e tij për të ndenjur sa më gjatë në pushtet. 

"Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ia futur shokëve, kështu ia futi Saimirit, kështu ia futi Lefterit, kështu i ka njoftuar të gjithë që do t'ia fusë edhe Arbenit. Edhe ju kolegë socialiste mblidhuni dhe jepjani dënimin. Ju deputetë të PS-së mblidhuni të mos keni një fat si PASOK-u. Sikur çdo demokrat dhe demokrate do të punonte me 1/5 e pasionit të tij nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë të votonte për këta hajdutë,"-tha Ilir Meta.

ilir meta protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2023, 11:15 k.m.

Berisha del nga selia e PD

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del nga selia blu për t'ju bashkuar protestës së opozitës p...